Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Osman Haxhiu në Vlorë.
Gazetari i Top Channel Mikel Marsi bën me dije se janë njoftuar forcat zjarrfikëse të cilët kanë mbërritur dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i zjarrit.
Sakaq, janë duke u pyetur banorët e lagjes pasi banesa është e braktisur, por shpesh herë strehohej një person, si dhe po bëhen kontrolle nga zjarrfikësit.