Parakalime të gabuara dhe shpejtësi tej normave të palejuara, Policia Rrugore e Vlorës monitorim intensiv në akset rrugore

Vlora

Parakalime të gabuara dhe shpejtësi tej normave të palejuara, Policia Rrugore e Vlorës monitorim intensiv në akset rrugore

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Policia Rrugore në Vlorë lajmëron se gjatë 48 orëve të fundit, në shumë akse rrugore janë konstatuar nëpërmjet dronit, 503 raste të parakalimeve të gabuara.

Drejtuesit e mjeteve që kanë kryer këto parakalime janë ndëshkuar me masa administrative nga 3000 deri në 5000 lekë të rinj.

Gjithashtu, janë evidentuar 703 raste të shpejtësisë të palejuar.

Policia Rrugore e Vlorës lajmëron drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes e të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi monitorimi do të vijojë.

“Njësia Operacionale e Policisë Rrugore

Intensifikohen kontrollet në akset rrugore nacionale dhe urbane, duke përdorur mjetet inteligjente shpejtësimatëse dhe dronë.

Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit, në shumë akse rrugore janë konstatuar nëpërmjet dronit, 503 raste të parakalimeve të gabuara.

Drejtuesit e mjeteve që kanë kryer këto parakalime janë ndëshkuar me masa administrative nga 3000 deri në 5000 lekë të rinj.

Gjithashtu, gjatë monitorimeve janë evidentuar:

703 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara. Drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masa administrative 1000 – 4000 lekë të rinj, pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit;

51 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Drejtuesit e mjeteve jane ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje deri në 8 pikë nga patenta.

Monitorimet do të vijojnë intensivisht në ditët në vazhdim, ndaj Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat