Një aksident është shënuar mesditën e së premtes në aksin rrugor Peshkëpi-Selenicë në afërsi të fshatit Lubonjë.
Një 46 vjeçar, teksa drejtonte një automjet tip “Toyota”, ka aksidentuar një 83 vjeçar.
Policia thotë se i moshuari do të transportohet në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.
Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.