Makina përfshihet nga flakët në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Vlora

Makina përfshihet nga flakët në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Një furgon me targa targa AA702NY ka marrë flakë ditën e sotme në lagjen “Topana” në Vlorë.

Ka qenë ora 10:00 kur është njoftuar zjarrfikësja e cila ka mbërritur dhe e ka gjetur furgonin në flakë. Zjarri është shuar por furgoni tip “Mercedes Vito” është shkrumbuar i tëri.

Sipas pronarit, mjeti ka qenë i parkuar që mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që dyshohet se mund të jetë dhe zjarrvënie e qëllimshme.

Policia po merr në pyetje pronarin e furgonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat