Një i moshuar në plazhin e Zvërnecit në Vlorë ka pësuar arrest kardiak, teksa lahej në det. Mësohet se 83-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Sot, në Zvërnec, shtetasi 83 vjeç, banues në Fier, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det dhe si pasojë ka humbur jetën duke u transportuar në spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.