Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim për prodhim dhe tregtim të drogës në Vlorë

Vlora

Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim për prodhim dhe tregtim të drogës në Vlorë

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 14:41
Vlorë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “City” janë kapur në qytetin e Vlorës 2 persona të shpallur në kërkim kombëtar. Konkretisht janë vënë në pranga:

-46-vjeçari, Letjano Beluli, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 16 Maj 2019 e ka dënuar me 1 vit e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Elbasan;

– 32-vjeçari me iniciale J. I., banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 12 Dhjetor 2023 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat