Ra në kontakt me rrymën elektrike, vdes 29-vjeçarja në Vlorë

Vlora

Ra në kontakt me rrymën elektrike, vdes 29-vjeçarja në Vlorë

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Një 29-vjeçare ka humbur jetën këtë të diel në Vlorë.

Dyshohet se e reja ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në oborrin e banesës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku” në qytetin e Vlorës.

“Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat