Zjarrfikësja e Vlorës ka marrë mëngjesin e kësaj të mërkure një telefonatë për një fëmijë, i cili ka mbetur i bllokuar në banesë.
Në momentin që po dilte me prindërit, fëmijës i është mbyllur dera dhe ka mbetur brenda banesës.
Duke qenë derë e blinduar familjarët nuk kanë mundur ta hapin.
Ata kanë thirrur zjarrfikësen e cila ka shkuar në vendngjarje duke hapur derën në një banesë në katin e pestë të një pallati në lagjen 24 Maji në zonën e Colës.