40-vjeçari godet me thikë të riun në Vlorë! Vëllai dhunon vëllanë, shpallen në kërkim autorët

Vlora

40-vjeçari godet me thikë të riun në Vlorë! Vëllai dhunon vëllanë, shpallen në kërkim autorët

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Një sherr mes dy personave ka degraduar në përdorimin e thikës një ditë më parë në Vlorë.

Dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, 40-vjeçari me iniciale A. T., alias O. H., 40 vjeç, ka qëlluar me mjetin prerës një 23-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar. 40-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa i riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Një tjetër konflikt raportohet në Sarandë. Një 50-vjeçar po kërkohet nga policia, pasi pasi në Ksamil, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht vëllanë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat