Punonjësi i policisë aksidenton këmbësorin, si paraqitet gjendja e të aksidentuarit

Vlora

Punonjësi i policisë aksidenton këmbësorin, si paraqitet gjendja e të aksidentuarit

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Një punonjës i patrullës të përgjithshme me inicialet E.B, duke drejtuar automjetin e policisë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F.Sh, i cili u transportua në spital, jashtë rrezikut për jetën.

AMP dhe grupi hetimor janë duke hetuar aksidentin.

“Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në bulevardin “Ismail Qemali”, punonjësi i patrullës së përgjithshme E. B., duke drejtuar automjetin e Policisë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F. Sh., i cili u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave  të aksidenti”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat