Vidhnin automjete luksoze në Itali dhe i shisnin në Shqipëri, 2 persona në hetim

Vlora

Vidhnin automjete luksoze në Itali dhe i shisnin në Shqipëri, 2 persona në hetim

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 12:57
Policia e Vlorës

Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal ndaj 2 persona që trafikonin në Shqipëri, automjete të vjedhura në Itali, dhe i pajisnin me dokumente false, me qëllim shitjen.

Në kuadër të operacionit të koduar “Luxury cars” nisi procedimi penal për shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Lezhë dhe F. D. alias B. T., 32 vjeç, banues në Luz i Vogël, Kavajë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura në shtete të ndryshme, kryesisht në Itali, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete, me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete tip “Mercedes Benz”, të dyshuara të vjedhura, me vlerë rreth 280 000 euro.

Në drejtimin e Prokurorisë Vlorë vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të trafikimit të automjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat