Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas dy fëmijë në rrugë

Vlora

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas dy fëmijë në rrugë

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Dy fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi janë përplasur nga një makinë në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë këtë të martë.

Sipas policisë, shtetasi shqiptar P. S., 75 vjeç, banues në Maqedoni, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka aksidentuar në rrugë dy fëmijë, 8 dhe 12 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin, raporton A2Cnn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat