Sërish aktive vatrat e zjarrit në piken e grumbullimit të mbetjeve urbane në Vlorë.
Me orë të tëra pika e grumbullimit të mbetjeve në lagjen 24 Maji ka qenë e përfshirë nga flakët.
Vatrat e zjarrit janë përhapur rreth mesdites së djeshme duke shkaktuar një re tymi toksik mbi të gjithë qytetin.
Zjarri vijon të përhapet favorizuar nga era e fortë dhe situata perkëqesohet dhe për shkak të temperaturave të larta.
Ndërkohë asnjë iniciativë nuk është ndërmarrë për të vënë në punë landfillin e Sherishtës.