Zjarri në Vlorë, qytetarët në protestë para bashkisë: Duam turizëm, jo torturizëm

Vlora

Zjarri në Vlorë, qytetarët në protestë para bashkisë: Duam turizëm, jo torturizëm

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 12:11
Situata sa vjen dhe përkeqësohet

Vijon edhe sot aktive prej disa ditësh zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Situata sa vjen dhe përkeqësohet ndërsa tymi ka mbuluar të gjithë zonën duke rrezikuar shëndetin e banorëve dhe pushuesve duke qenë edhe periudha e sezonit turistik.

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa sot para bashkisë së Vlorës është shvilluar një miniprotestë me pankarta të vendosura në hyrje të institucionit.

Në pankarta shkruhen mesazhe të ndryshme, si: “Duam turizëm jo torturizëm”, “Jo djegies”, “Dua t’i rris fëmijët në Vlorë, mos e digjni të ardhmen e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat