Mëngjesin e sotëm një zjarr në përmasa të mëdha ka pushtuar zonën afër Vorës, në autostradën Tiranë-Durrës.
Deri më tani mësohet se një magazinë është përfshirë nga flakët.
Momentalisht nuk ka asnjë të dhënë nga policia, ndërsa nuk bëhet e ditur se çfarë ka brenda magazina.
Forca të shumta zjarrëfikësesh kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.