Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë.
Një 70-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, 64 vjeçare. Sipas policisë, 64-vjeçarja ka humbur jetën në spitalin e Traumës.
Sakaq materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Komisariati i Policisë Vlorë – arrestoi 70 vjeçarin, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen, 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës;”, thuhet në njoftimin e policisë.