Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Storm 23”. Zbardhen dhe dokumentohen 2 raste të vjedhjes në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 37-vjeçari, autori i dyshuar i këtyre vjedhjeve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 23,” si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:
– L. S., 37 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore, ky shtetas dyshohet si autori i 2 rasteve të vjedhjes në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës, konkretisht:
1. Më datë 28.07.2024, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se i ka vjedhur varësen e floririt, me vlerë rreth 500 euro, një shtetaseje;
2. Më datë 01.08.2024, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 37-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.