Trafik i rënduar, me radhë kilometrike automjetesh, raportohet këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës.
Korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi, raporton se janë bllokuar rrugët për të hyrë në qytetin bregdetar.
Trafik raportohet në Bypass, në unazë e në autostradë. Qarkullimi është bllokuar edhe të aksin Kaninë – Vlorë.
Trafik ka edhe në brendësi të qytetit. Shkak, është bërë kthimi i pushuesve nga plazhi, por edhe bllokimi i qarkullimit në Lungomare për shkak se aty do të zhvillohen evente kulturore.