Ekselenti nga Vlora nuk ikën: Do bëhem mjek në Shqipëri, të punojmë për vendin tonë

Vlora

Ekselenti nga Vlora nuk ikën: Do bëhem mjek në Shqipëri, të punojmë për vendin tonë

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 11:20
Alen Balla

Që nga fëmijëria, Alen Balla, sot 18 vjeç, kishte një dëshirë të madhe të ndihmonte njerëzit.

Ndryshe nga fëmijët e tjerë, ai nuk ëndërronte për tu bërë vetëm hero në lojëra, por për të bërë ndryshim në jetën e njerëzve të zakonshëm. Ai e dinte mund ta arrinte vetëm nëpërmjet mjekësisë.

Ndër vite iu përkushtua librave duke arritur një mesatare të lartë në shkollë.

Nga fëmijëria e vështirë te skandalet seksuale e droga, çfarë dimë për legjendën e filmit francez

Sot ai e di shumë mirë që ëndrrën mund ta realizoj pasi të gjitha testet për tu bërë mjek i kaloi me sukses dhe sfida të tjera e presin që ti kapërcejë.

Tregon se pas përfundimit të studimeve do të punojë në Shqipëri.

Madje apelon të gjithë të rinjtë të mos largohen dhe të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për vendin.

Ky 18-vjeçar nga Vlora është një shembull frymëzues për të gjithë ata që ëndërrojnë të bëjnë ndryshim në botë dhe tregon se me përkushtim, ëndrrat mund të bëhen realitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat