Ndotën ujërat e detit, e pëson keq drejtori i kompanisë që kryen ndërtime në kantierin e Portit Vlorë

Vlora

Ndotën ujërat e detit, e pëson keq drejtori i kompanisë që kryen ndërtime në kantierin e Portit Vlorë

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Policia në Vlorë ka proceduar penalisht drejtorin e kompanisë që kryen ndërtime në kantierin e Portit të Vlorës.
H.M, 31 vjeç u procedua penalisht për veprën penale “Ndotja e ujërave”.

“Ndotën ujërat e detit, procedohet penalisht drejtori i kompanisë që kryen ndërtime në kantierin e portit të Vlorës.

Menjëherë pas njoftimit për ndotje të ujërave në portin e Vlorës (rast i bërë publik dhe në disa media online), specialistët për Hetimin e Krimeve të

Komisariatit të Policisë Vlorë kryen verifikimet e nevojshme për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale përgjegjësit.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Ndotja e ujërave”, për shtetasin H. M., 31 vjeç, drejtor i kompanisë që kryen punimet e ndërtimit në portin e Vlorës.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për qytetarët që të denoncojnë çdo rast të ngjashëm të ndotjes së mjedisit , për të kontribuar në mbrojtjen e pasurisë së përbashkët natyrore dhe për garantimin e shëndetit publik .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat