Një ngjarje e rëndë e cila mund të kishte përfunduar në një tragjedi është regjistruar mbrëmjen e së mërkures në qytetin e Vlorës.
Burime për mediat bëjnë me dije se në zonën e quajtur “Sheshi i Flamurit”, një shtetas, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka tentuar të godasë me thikë një kalimtar.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të uniformave blu është bërë i mundur neutralizimi i këtij shtetasi si dhe shoqërimi i tij në Komisariat.
Fatmirësisht kalimtari nuk mbeti i plagosur, ndërkohë policia po vijon me hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Priten më tepër detaje në vijim.