Një makinë duke udhëtuar në drejtim të Orikumit në afërsi të vendit të quajtur Kalaja në Ujin e Ftohtë ka marrë flakë në ecje.
Fillimisht ka nxjerrë tym nga kondicionieri dhe më pas është djegur totalisht.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë në kohë.
Zjarrëfikëist kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që trafiku është rënduar në këtë aks rrugor.