Tre persona të shpallur në kërkim janë arrestuar këtë të mërkurë nga policia e Vlorës, pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.
Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike gjatë kontrolleve në “Plazhin e Delisufit” ditën e hënë.
Gjatë këtij kontrolli, punonjësit e Policisë janë përballur me një reagim të dhunshëm nga tre persona, një shqiptar dhe dy miqtë e tij maroken dhe italian.
Policia njofton se janë arrestuar shtetasit:
D., shtetas shqiptar, banues në Itali;
M. B., shtetas maroken, banues në Itali;
M. M., shtetas italian, banues në Itali;
Policia e Vlorës njofton gjithashtu se është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, konkretisht:
– A. M., lindur në Kavajë dhe banues në Itali;
– S. P., lindur dhe banues në Sarandë;
– A. E., lindur në Kosovë dhe banues në Itali.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.