Vodhi 4 celularë në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, arrestohet 38-vjeçari

Vlora

Vodhi 4 celularë në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, arrestohet 38-vjeçari

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për vjedhje.

Blutë njoftojnë se 38-vjeçari më datë 31.08.2024, gjatë natës, ka vjedhur 4 celularë të pacientëve që merrnin mjekim në spitalin e Vlorës.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, ishin vjedhur disa celularë, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në pamjet filmike dhe në provat e tjera të siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 24”. Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat