Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali” të qytetit të Vlorës mbrëmjen e sotme.
Si pasojë e sherrit, njëri prej të rinjve ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Siç mësohet i riu tjetër është arrestuar nga blutë e Vlorës.
Emrat e tyre ende nuk bëhen me dije, ndërsa sherri ka ndodhur për motive të dobëta.