11350 nxënës nisin vitin e ri shkollor në Vlorë, 850 ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Vlora

11350 nxënës nisin vitin e ri shkollor në Vlorë, 850 ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Në zyrën vendore të bashkisë Vlorë – Himarë, 693 nxënës në shkollat publike dhe 160 në ato jo ppublike u janë drejtuar sot shkollave dhe për herë të parë do të ulen në bankat  shkollës.

Në klasat e 10-ta, janë tashmë të regjistruar 760 nxënës në shkolla publike dhe jo publike.

Janë të regjistruar në klasën e parë dhe 160 nxënës në shkollat jopublike. Numri i nxënësve të regjistruar në klasën e dhjetë në shkollat publike është 550 dhe 210 nxënës në shkollat jopublike. Në zyrën vendore të bashkisë Vlorë Himarë janë 9 Gjimnaze dhe 28 shkolla 9-vjeçare, ndërkohë nuk ka shkolla të mbyllura por nxënësit janë bashkuar në ato që quhen shkolla të bashkuara.

11350 nxënës nisin vitin e ri shkollor në Vlorë ndërsa 850 ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Dr e ZVA Vlorë-Himarë, Gentiola Shehu konfirmon shifrat, ndërsa në vëmendje mbetet këtë vit edhe infrastruktura në shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat