Zjarr në Vlorë, preket një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi

Vlora

Zjarr në Vlorë, preket një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Një vatër zjarri është raportuar mesditën e sotme në Vlorë.

Më konkretisht zjarri është raportuar në autostradën Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Panaja.

Si pasojë e flakëve është djegur një hapësirë e konsiderueshme sipërfaqeje me shkurre bimësi, teksa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Në vendngjarje kanë shkuar automjetet e forcave zjarrfikëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat