Aeroporti i Vlorës, reagon kompania: Punimet vijojnë normalisht, probleme të izoluara me një nënkontraktor

Vlora

Aeroporti i Vlorës, reagon kompania: Punimet vijojnë normalisht, probleme të izoluara me një nënkontraktor

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 12:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa punonjës kanë protestuar në Aeroportin e Vlorës pas disa mosmarrëveshjesh me një prej nënkontraktorëve.

Puna në kantier vijon normalisht, sipas reagimit zyrtar, ndërsa theksohet se projekti i Aeroportit të Vlorës do të vazhdojë të ecë përpara sipas planeve dhe afateve të përcaktuara.

Punimet në kantierin e Aeroportit të Vlorës po vijojnë plotësisht në normalitet dhe nuk ka pasur asnjë pezullim të tyre. Projekti vazhdon sipas planeve dhe afateve të përcaktuara, duke përfshirë të gjitha aktivitetet e ndërtimit dhe zhvillimit të infrastrukturës. Disa mosmarrëveshje që kanë ndodhur janë të lidhura me një nënkontraktor specifik dhe një grup të vogël punonjësish të tij, të cilët kanë shprehur ca shqetësime në lidhje me pagat e tyre.

Ky është një problem i izoluar mes nënkontraktorit dhe punonjësve të tij, dhe nuk ndikon në vijueshmërinë e përgjithshme të punimeve në kantierin e aeroportit. Ne sigurojmë publikun dhe të gjithë aktorët e përfshirë që projekti i Aeroportit të Vlorës do të vazhdojë të ecë përpara sipas planit dhe që ne jemi të angazhuar për përfundimin e tij në kohë dhe në përputhje me standardet më të larta”, shkruan Aeroporti i Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat