Trafiku i rënduar në Vlorë sjell grushte dhe sharje mes disa personave

Vlora

Trafiku i rënduar në Vlorë sjell grushte dhe sharje mes disa personave

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 13:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Trafiku dhe bllokimi i rrugës në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë ka sjellë konflikt fizik mes disa personave.

Teksa prindërit merrnin fëmijët nga shkolla, është bllokuar rruga nga trafiku dhe si pasojë ka nisur debat mes drejtuesve të mjeteve dhe banorëve, pasuar me sharje dhe grushte.

Policia ka mbërritur duke hapur rrugën e bllokuar por dhe sqarimin e situatës midis personave.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat