Merr flakë në ecje, shkrumbohet makina në Vlorë

Vlora

Merr flakë në ecje, shkrumbohet makina në Vlorë

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 00:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë në ecje dhe për pasojë është djegur plotësisht në Vlorë.  Gazetari i ABC News, Elton Nika, raporton se ngjarja ka ndodhur në Lungomare.

Sakaq, nga përfshirja e automjetit në flakë nuk ka persona të lënduar.

Dyshohet se automjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat