Moti me diell dhe ndërprerja e reshjeve ka rikthyer në plazhet e Vlorës, pushuesit e shumtë që kanë zgjedhur shtatorin për të vizituar zonat bregdetare.
Turistët në Vlorë janë kryesisht të huaj, por nuk mungojnë edhe pushuesit vendas, të cilët preferojnë qetësinë që ofron shtatori.
“Jam nga Argjentina dhe me pëlqen shumë këtu, deti, ushqimi janë fantastik. Kam vizituar jugun e Shqipërisë, por Vlora është më e bukura.”
“Jam nga Italia dhe është hera e parë këtu, kemi zgjedhur shtatorin për pushime pasi është shumë ekonomik. Ditët më shi na mërzitën pak, por sot është shumë bukur dhe po kënaqemi.”
“Jam nga Pulja dhe jetoj në Gjermani. Zgjodhëm Vlorën dhe Shtatorin për të pushuar, pasi ato që pamë në internet na pëlqyen shumë për Vlorën. Nuk është vetëm pjesa e ekonomike por dhe është pak freskët në këtë periudhë. Ushqimi është i përsosur dhe deti i bukur.”
Operatorët turistikë shprehen se sezoni i plazhit është zgjatur dhe prenotimet vijojnë edhe për muajin tetor.