Vitet e fundit specie të veçanta dhe të rralla për ujërat shqiptare janë bere tashmë pjesë e gjirit të Vlorës madje duke krijuar edhe habitatin e tyre.
Në ujërat detit Jon tashme shikon specie të mund të shiheshin shumë rrallë pasi ato nuk kanë qenë pjesë e ujërave tona, por ndryshimet klimaterike po sjellin gjallesa tepër rralla si peshku kimera, breshkat e detit, apo peshkaqenë.
Specialisti i peshkimit, Sherif Dyrmishaj thotë se peshkatarët në rrjetat e tyre kanë kapur edhe specia të rralla që jetojnë në ujëra të thella në zona të nxehta tropikale, që nuk kanë qenë më parë pjesë e gjirit të Vlorës, I tillë është dhe peshku mbret.
Tashmë habitatin e tyre në gjirin e Vlorës e kanë edhe fokat apo breshkat e ndryshme, ndërsa referuar specieve grabitqare janë ndeshur edhe peshkaqenë të rrallë deri edhe agresivë. Sinkron
Speciet e rralla tashmë janë objekte studimi nga specialistet të cilët ndjekin lëvizjet dhe mënyrën e zhvillimit të këtyre gjallesave.