Peshku mbret i Vlorës, speciet e rralla të detit që shpesh bien në rrjetat e peshkatarëve

Vlora

Peshku mbret i Vlorës, speciet e rralla të detit që shpesh bien në rrjetat e peshkatarëve

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 12:22
Peshku

Vitet e fundit specie të veçanta dhe të rralla për ujërat shqiptare janë bere tashmë pjesë e gjirit të Vlorës madje duke krijuar edhe habitatin e tyre.

Në ujërat detit Jon tashme shikon specie të mund të shiheshin shumë rrallë pasi ato nuk kanë qenë pjesë e ujërave tona, por ndryshimet klimaterike po sjellin gjallesa tepër rralla si peshku kimera, breshkat e detit, apo peshkaqenë.

Specialisti i peshkimit, Sherif Dyrmishaj thotë se peshkatarët  në rrjetat e tyre kanë kapur edhe specia të rralla që jetojnë në ujëra të thella në zona të nxehta tropikale, që nuk kanë qenë më parë pjesë e gjirit të Vlorës, I tillë është dhe peshku mbret.

Tashmë habitatin e tyre në gjirin e Vlorës e kanë edhe  fokat apo breshkat e ndryshme, ndërsa referuar specieve grabitqare janë ndeshur edhe peshkaqenë të  rrallë deri edhe  agresivë. Sinkron

Speciet e rralla tashmë janë objekte studimi nga specialistet të cilët ndjekin lëvizjet dhe mënyrën e zhvillimit të këtyre gjallesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat