Sot, në fshatin Kotë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. H., rreth 22 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Sh., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Ata po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.