Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës, ku për pasojë kanë mbetur dy persona të plagosur.
Dy automjete kanë qenë duke lëvizur përgjatë lidhjes së autostradës me rrugën transballkaniken, ndërkohë një automjet tip ‘Mercedes’ me shpejtësi ka goditur një tjetër automjet po ”benz’ duke e hedhur në kanal.
Ndërkohë që automjeti i goditur nga pas është spostuar duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanal.
Dy të plagosurit janë shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendgjarje.