Një situatë alarmante është shënuar këtë pasdite nga reshjet e shiut në Vlorë.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për Balkanweb se uji ka shkuar pranë banesave.
Ndërsa, në një pjesë të qytetit ka ikur edhe energjia elektrike.
Enrik Mehmeti: Në Vlorë situata është problematike. Rrugët janë kthyer në lumenj. Situata është alarmante. Pjesa më problematike është zona që njihet si Albano dhe Romina. Reshjet e shiut kanë dalë jashtë kontrollit. Kemi parë përmbytje në zonën historike të Vlorës, në Skelë. Në një pjesë të qytetit ka ikur energjia. Lundrimet janë ndërprerë në Vlorë. Uji është afruar pranë banesave.