Përmbytjet/ Tërhiqet uji në Vlorë, nis shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura. Ja si paraqitet situata

Vlora

Përmbytjet/ Tërhiqet uji në Vlorë, nis shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura. Ja si paraqitet situata

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Pas përmbytjeve të dy ditëve më parë stuata në Vlorë  po i rikthehet normalitetit.

Ujërat në rrugë janë tërhequr totalisht, teksa tashmë ka nisur shpërndarje e ndihmave për familjet e përmbytura dhe pritet dhe vlerësim i dëmeve në banesa dhe biznese.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha deklaroi se gjatë 24 orëve pas përmbytjeve, të gjitha strukturat e Bashkisë së Vlorës kanë punuar me përkushtim për t’u përballur me pasojat e reshjeve të dendura, duke përfshirë ekipet e pastrimit, shërbimet emergjente, si dhe mbështetjen nga Ministria e Mbrojtjes.

Dredha u shpreh gjithashtu se në ditët në vijim, bashkia, së bashku me grupet e dedikuara, do të dalë në terren për të ndihmuar qytetarët dhe për t’u siguruar që ata marrin mbështetjen financiare të nevojshme, për të rikthyer normalitetin në jetët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat