Përmbytjet në Vlorë, gati shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura. Kryebashkiaku: Do të bëhet vlerësimi i dëmeve

Vlora

Përmbytjet në Vlorë, gati shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura. Kryebashkiaku: Do të bëhet vlerësimi i dëmeve

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 14:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Nuk ka ende një bilanc apo shifër rreth banesave apo bizneseve, ndërsa vijon verifikimi në terren për të prekur dhe parë nga afër dëmet e shkaktuara nga stuhia që përfshiu qytetin e Vlorës në datë 4 Tetor.

Të gjitha familjet e dëmtuara do të marrin ndihmat e para, ku do të jetë një grup pune i ngritur bashkë  me të rinj për të ndihmuar të  prekurit.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha ka theksuar se menjëherë pas kësaj do të ketë edhe një projekt me mbështetjen dhe të qeverisë për të evituar problematika të ngjashme, ndërsa edhe ndërtimet e lejuara ndër vite në kanalin e ujërave të larta janë një tjetër problematike  të cilën do ta vlerësojmë në vijim.

Po ashtu në konviktin e shkollës mjekësore të qytetit të Vlorës janë grumbulluar dhe ndihmat që do ti shpërndahen familjeve në nevojë që kanë pas probleme nga përmbytja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat