Vlorë, baltë në kisha dhe shkolla/ Pasojat e stuhisë, përveç banesave, edhe shumë institucione të dëmtuara

Vlora

Vlorë, baltë në kisha dhe shkolla/ Pasojat e stuhisë, përveç banesave, edhe shumë institucione të dëmtuara

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 17:12
Vlorë, baltë në kisha dhe shkolla/ Pasojat e stuhisë, përveç banesave, edhe shumë institucione të dëmtuara

Pas 36 orësh nga reshjet e shiut që përfshinë qytetin e Vlorës dhe përmbytën çdo gjë, situata ditën e sotme është ende e rëndë

Ndonëse nuk ka ujë në sipërfaqe ajo që ka mbetur është balta dhe çdo gjë e shkatërruar nëpër familje, biznese apo institucione  qe ndodhen ne ato rrugë që u përmbyten. Nuk i shpëtoji kësaj situate as biblioteka të cilës iu përmbyt kati i parë

Institucionet fetare si xhamia e qytetit dhe Kisha ortodokse kanë dalë jashtë funksioni dhe këtë të diel besimtarët ortodokse janë zhvendosur për meshën e së dielës apo pagëzimet e planifikuara në kishën e Zvërnecit.

Punëtorët e bashkisë po pastrojnë rrugët nga mbeturinat dhe balta që shkaktuan përmbytjet. Ndërkohë që janë siguruara dhe ndihmat e para që do të shpërndahen sipas nevojave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat