Zbardhet dinamika e plagosjes në Vorë/ Punëtori i servisit u qëllua në këmbë, pronarët ndërhynë, por…

Vlora

Zbardhet dinamika e plagosjes në Vorë/ Punëtori i servisit u qëllua në këmbë, pronarët ndërhynë, por…

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Është zbardhur dinamika e krimit të ndodhur këtë pasdite në një servis në Vorë.

Gazetari Igli çelmeta raporton për BalkanWeb se ngjarja ndodhi në servisin, i cili është në pronësi të dy vëllezërve me mbiemër Mara.

Paraprakisht mësohet se disa persona kanë shkuar te servisi ku punonte 25-vjeçari Xhuliano Shkurti dhe e kanë qëlluar atë në këmbë me armë zjarri.

Në mbrojtje të të riut kanë ndërhyrë pronarët e servisit, të cilët janë goditur më pas me mjete të forta.

25-vjeçari Shkurti ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat