Gjysma e Vlorës bosh, banorët tregojnë: Pjesa më e madhe e apartamenteve janë vetëm për pushime

Vlora

Gjysma e Vlorës bosh, banorët tregojnë: Pjesa më e madhe e apartamenteve janë vetëm për pushime

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Censi i popullsisë së banesave realizuar një vit më parë tregon se Vlora është zona me numrin më të madh të banesave që janë bosh.

Më shumë se gjysma e shtëpive në Vlorë janë gjetur bosh nga regjistruesit e censit të cilët kanë trokitur atje të paktën tre herë në ditë të ndryshme, fakt që e konfirmojnë edhe vetë banorët e qytetit bregdetar.

Por ka një dallim mes sezonit veror dhe dimrit.

Në ditët e nxehta pallatet janë plot dhe duket se apartamentet nëpër pallate janë shtëpi të dyta që përdorën për pushime ose pushues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat