Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar panik te banorët e Orikumit, në orët e para të mëngjesit.
Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 02:00, në Orikum, në verandën e banesës së shtetases Elansi Bello, 68 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale.
Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Ndërkohë që grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.