Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë, shkak moti

Vlora

Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë, shkak moti

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Shqipëria do të përfshihet ditët në vijim nga kushtet e këqija atmosferike, ku komuna që pritet të jetë më i rrezikuar është Vlora.

Kapiteneria dhe Autoriteti Portual Vlorë kanë njoftuar mesditën e sotme se për 4 ditët e ardhshme do të ketë mot të keq dhe me dallgë, duke pamundësuar lundrimin për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit, transmeton klankosova.tv.

Sipas njoftimit, puna nuk do pengohet për anijet e transportit dhe tragetet.

Përkeqësimi nis ditën e nesërme (20 Nëntor) dhe pritet të zgjasë deri në datën 23 Nëntor, (e shtunë).

Njoftimi i plotë:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 20-23.11.2024 duke filluar nga ora 12:00 datë 20.11.2024 në drejtimin Jug-Jugperëndim dhe Veri-Veriperëndim, në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 12:00 dt 20.11.2024. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit të marrin masa për sigurimin e tyre.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 23.11.2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat