Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë vendin tonë, ndërsa është paralajmëruar për një situatë më të rëndë të motit në disa zona të Shqipërisë. Gazetari Enrik Mehmeti, në një lidhje live nga Vlora tha se në qytetin bregdetar, “trafiku detar është paralizuar”. Më tej, gazetari u shpreh se rreziku i përmbytjeve është tepër i lartë. Ai shtoi se deti jashtë gjirit ka një fuqi deri në tetë ballë.
Enrik Mehmeti: Në Vlorë kanë nisur reshjet e shiut. Situata në det është problematike.
Trafiku detar është paralizuar. Deti jashtë gjirit shkon deri në 8 ballë. Rreziku i përmbytjeve është tepër i lartë.
Shumë akse rrugore krijojnë probleme kur bien reshje të shumta. Deri tani nuk ka shqetësime, ndërsa do shohim në vazhdimësi si do të shkojë situata. Edhe në Pyllin e Sodës mund të kemi probleme me rënie pemësh. Vlora u përfshi nga përmbytjet disa kohë më parë e shpresojmë që ajo situatë mos të përsëritet.