Plehrat digjen edhe nën shi, situatë alarmante e përsëritur në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë

Vlora

Plehrat digjen edhe nën shi, situatë alarmante e përsëritur në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Djegia e mbeturinave urbane në qytetin e Vlorës vijon të jetë një shqetësim për banorët e qytetit bregdetar edhe në këto ditë në fund të nëntorit.

Çdo ditë, zjarrfikësit janë të stacionuar në këtë zonë për të izoluar tymin që çdo herë aktivizohet në zona të ndryshme të këtij vend grumbullimi mbetjesh urbane.

Mbrëmja e së premtes dhe mëngjesi i së shtunës, e ndikuar dhe nga era e fortë ka rindezuar një sipërfaqe të madhe në këtë zonë duke shkaktuar probleme për banorët, pasi era e fortë që frynte nga veri – perëndimi e çonte tymin toksik në drejtim të qytetit. Zjarrfikësit e bashkisë nuk kanë mundur ta shuajnë zjarrin.

Banorët e lagjes Kushtrimi shprehen të shqetësuar. Ata tregojnë se cdo herë ka tym në banesat e tyre dhe nuk hapin dot dritaret.

Ndërkohë që kjo situatë është alarmante pasi asnjë zgjidhje nuk po merret për largimin e këtyre mbetjeve nga kjo zonë e cila , sic thonë zjarrëfiksit është një bombë që shpërrthen cdo herë .

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat