Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një grua 55-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në lagjen “Pavarësia”
Shtetasja V. L., dyshohet të ketë humbur jetën pasi ka konsumuar fotoksinë në gjendje të rënduar psikologjike.
Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për të verifikuar shkaqet e mundshme që mund të kenë çuar në këtë akt.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:41, është gjetur pa shenja jete nga bashkëshorti i saj, në banesën e tyre, në lagjen “Pavarësia”, shtetasja V. L., 55 vjeçe, e cila dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fotoksinë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.