250 punonjës të fasonerisë ‘Alba Shoes’ në Vlorë kanë protestuar prej disa ditësh pranë ambientit ku punojnë dhe së fundmi, ditën e sotme në zyrat e inspektoratit shtetëror të punës.
Sipas tyre, kontrata me punëdhënësin nuk është respektuar në asnjë pikë të marrëveshjes së tyre, duke mos ju derdhur sigurimet shoqërore dhe shëndetësore prej 8 mujash si dhe duke mos marrë as pagën minimale.
Punonjësit thonë gjithashtu se fasoneria e cila prodhon këpucë ndodhet në afërsi të rrugës Transballkanike, por pa ndryshuar asnjë pikë të kontratës pronari i tyre ka kërkuar që të zhvendosen në një fabrikë tjetër në zonën e Nartës.
Inspektoriati Shtetëror ka nisur një inspektim lidhur me pronarin e subjektit, ndërsa punëtorët thonë se do t’i vazhdojnë protestat.