Aromë festash në Vlorë, nën tingujt e muzikës ndizen dritat e pemës
Vlora është bërë qyteti i parë që ka ndezur zyrtarisht pemën që simbolizon Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.
Nën tingujt e muzikës dhe i shoqëruar nga dhjetra fëmijë të veshur me ngjyrat e ndezura festive, në mënyrë ceremoniale kryebashkiaku Ermal Dredha ndezi dritat e pemës.
Për të përjetuar këtë atmosferë festive në sheshin Pavarësia në zonën e Skelës, ishin mbledhur qindra qytetarë.