Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë

Vlora

Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Një 41-vjeçar është therur disa herë me thikë në Vlorë, ndërsa ndodhet në spital me gjendje të rënduar shëndetësore.

Policia shqiptare ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:27, në lagjen “15 tetori”, ndërsa dyshohet se një 51-vjeçar ka kryer krimin për motive të dobëta, raporton A2 CNn.

“Rreth orës 20:27, në lagjen ‘15 tetori’, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen ‘24 Maji’, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Viktima Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat