Detaje të reja janë mësuar nga atentati në Vlorë. ABC News mëson se Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit, në hyrje dhe në dalje.
Gjithashtu kontrolle janë duke u ushtruar edhe në disa banesa në Vlorë. Sipas burimeve në drejtim të automjetit ku ndodhej 30-vjeçari Kevin Hajrulla është qëllua me 30 plumba. Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar, në drejtim të tij.
Kevin Hajrulla ishte shënjestër e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, në lagjen “24 maji”. Hajrulla ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Iplagosur nga të shtënat me armë mbeti edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu. Gjithashtu pas këtij atentati u gjet një automjet i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët.